Marrëdhënia mes tyre nuk është më ajo e para dhe këtë e tregoi edhe diss-i që i bëri Noizy në mes të Sheshit Skëndërbej.
Thirrja “Na vjen Enca nga mbrapa”, ishte “guri” i fundit që rreperi i hodhi koleges. Që pas bashkëpunimit me “Bow Down”, dy këngëtarët nuk janë parë të shoqërohen me njëri – tjetrin. Megjithatë ka dicka që i lidh akoma bashkë si një hije nga e shkuara. Ndërsa Noizy la të kuptohet në një intervistë se Enca nuk ishte më pjesë e OTR, nëse klikojmë emrin e saj në Wikipedia rezulton e kundërta. Krahas të dhënave të tjera për këngëtaren, është edhe pjesa ku tregon se ajo është akoma pjesë e labelit në fjalë.