INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë ''luftë'' e madhe për të luajtur me Shqipërinë, babai i Adnan Januzaj ''çmend'' shqiptarët me deklaratën e tij [FOTO]

U bë ''luftë'' e madhe për të luajtur me Shqipërinë, babai i Adnan Januzaj ''çmend'' shqiptarët me deklaratën e tij [FOTO]

Publikuar më: 17:25 05-07-2018

Të gjithë e dimë “luftën” që është bërë që Adnan Januzaj të zgjidhte Kombëtaren e Shqipërisë, duke qenë se shumë përfaqëuse donin ta kishin në përbërjen e tyre si Anglia, Belgjika, Turqia madje edhe vetë Serbia, por Januzaj zgjodhi Belgjikën.

Ai është grumbulluar me kombëtaren belge në këtë Botëror me të cilën shënoi një gol ndaj Anglisë, por nuk festoi me shqiponjë.

Në një deklaratë për AFP-në, Januzaj tha se nuk dëshiron të bëjë festime politike pas golave, duke marrë shkas nga festimet e Xhakës dhe Shaqirit, por pak ditë më parë u bë temë në mediat shqiptare pasi tha se ndihet belg pasi ka lindur në Belgjikë.

E tifozëve shqiptarë kjo gjë nuk iu ka pëlqyer fare duke shpërthyer në drejtim të tij.

Tani ka ardhur edhe reagimi i babait të Adnan Januzajt, Abedinit, i cili ka thënë se Shqipëria nuk i bëri asnjëherë ftesë djalit të tij.

Ndër tjera babait i Adnanit, ka folur me emra edhe për dy trajnerët analistë tek Dueli Botëror në RTV Dukagjini, Ismet Munishin dhe Bylbyl Sokolin. Abedin Januzaj ka thënë për TV Lajm se Sokoli e Munishi nuk mund të jenë më patriotë se ai.

Epo atë fushatën “Adnan thuaj PO” nuk e kemi harruar kaq lehtë Abedin.

abedin.png

Article Logic
Execution time: 0.0035858154296875