Është e vërtetë se videot e vajzave që kërcejnë dhe i postojnë në rrjetet sociale janë nga më të ndryshmet... gjë që nuk është komplet normale për pjesën më të madhe të njerëzve. Por mesa duket kur vjen puna tek Irani, gjërat ndryshojnë.
Maede Hoxhabri është arrestuar nga autoritetet vendase, për shkak të kërcimit të saj provokues në rrjetet sociale.
Mediat e huaja shkruajnë se 18-vjeçarja ka shkelur normat morale për shkak se ka postuar video duke kërcyer. Hoxhabri është liruar me kusht, por nuk lejohet të japë intervista.
18-vjeçarja në profilin e saj ka jo vetëm video duke kërcyer, por edhe vishet me modë e ka tatuazhe. Policia iraniane po punon për mbylljen e profileve të vajzave që kanë video të tilla pasi ky sipas tyre është degjenerim.
Megjithatë pasi lajmi se Hoxhabri është arrestuar, 18-vjeçarja ka marrë edhe më shumë famë, nga 16 mijë ndjekës që kishte në fillim, ajo tani ka gati 50 mijë në Instagram.