Motra e këngëtarit të famshëm Zayn Malik njëkohësisht kunata e modeles së famshme Gigi Hadid është kërcënuar me vdekjen e foshnjes së saj. Safaa lindi në janar vajzën e saj të cilën e pagëzoi me emrin Zaneyah, madje i ka hapur dhe një faqe në Instagram, ku numëron plot 32 mijë ndjekës.
Një shoqe e 17-vjeçares, e cila publikoi foto të foshjës në Instagram mori disa mesazhe kërcënuese.
“Kur fëmija i saj të vdesë ju do ta dëgjoni gjithashtu. Shpresoj që fëmija i saj të vdesë. Është e shëmtuar,”– shkroi kërcënuesi.
Safaa publikoi mesazhin me përshkrimin: “Çfarë botë e neveritshme.”
Safaa u martua me të dashurin e saj 18-vjeçar, Martin Tiser në një ceremoni tradicionale myslimane në shtator.