INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë nënë për herë të parë, Olta Gixhari zbulon emrin e vogëlushit dhe kuptimin e veçantë të tij: Parajsa ime…

U bë nënë për herë të parë, Olta Gixhari zbulon emrin e vogëlushit dhe kuptimin e veçantë të tij: Parajsa ime…

Publikuar më: 11:34 23-08-2020

Vetëm një ditë më parë, aktorja e njohur, Olta Gixhari u bë nënë me djalin e saj të vogël, për të cilin kishte treguar se e priste me padurim.
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, Gixhari ka treguar te gjitha emocionet e vecanta të mëmësisë, domethënien e emrit të te voglit dhe arsyen pse data 21 gusht është shumë e veçantë për të dhe partnerin e saj.

“Parajsa ime mbërriti. U bera nene. Qenka e vertet, eshte shume e veshtire te gjesh fjalet e duhura te percjellesh kte perjetim te thelle vetem me nje fjale, E DUA ÇMENDURISHT.
Djali yne erdhi ne jete me 21/8/2020, kjo ishte nje surprize kaq e bukur per ne, pasi kjo date permban daten e lindjes se babit te tij 21 dhe daten e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi ne menyre natyrale.
Biri yne quhet AMAR.
Emri vjen nga Hebraikja qe do te thote i Perjetshem dhe nga Arabishtja qe do te thote Hëne.
Uroj te ket nje det me lumturi perjete.
I them babit te Amar qe e dua shume, faleminderit qe me ben te ndihem e jashtezakonshme!”, ka shkruar Gixhari krah postimit ku duken këmbët e të voglit i cili e ka bërë mamin më të lumtur në botë.
Me siguri këto janë momentet më me vlerë për Oltën, e cila më në fund mund të mbajë në krahë së bashku me partnerin e saj, frytin e tyre të dashurisë. Kujtojmë se Gixhari e ka ndarë me të gjithë ndjekësit rrugëtimin e saj të shtatzënisë, duke treguar se e ka kaluar qetësisht, mes aktiviteteve fizike dhe kujdesjes së madhe të partnerit të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0021650791168213