Një pushim i shkurtër i Selena Gomez nga rrjetet sociale i mjaftoi Cristiano Ronaldos që të merrte kreun e Instagramit. Futbollisti i Juventusit është bërë ylli më i ndjekur i Instagramit, me mbi 144 milionë ndjekës.
Sportisti portugez, i cili pas nëntë vjetësh u largua nga Real Madridi në Itali me gjithë familjen e tij, ndan me ndjekësit fotot në fushë po aq sa edhe jashtë saj, ato me familjen.
Por sa fiton ai për një postim në Instagram?
Sipas “Forbes”, 33-vjeçari fiton rreth 750 mijë dollarë për postim, një shifër e “çmendur”. Në vend të dytë për nga fitimet për një postim qëndron braziliani Nejmar me 600 mijë dollarë, ndërkohë që Lionel Mesi mban vendin e tretë me 550 mijë dollarë për një postim.