Ashtu siç ishte paralajmëruar, ndodhi edhe bashkëpunimi i Era Istrefit, Will Smith dhe Nicky Jam në këngë zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit ‘Rusia 2018’.
Kënga ‘Live it up’ u publikua dje në versionin audio duke u kthyer mënjëherë në trending, në YouTube.Fakti që Era Istrefi është pjesë e kësaj kënge, ka bërë që të gjithë shqiptarët të ndihen krenarë. Edhe Will Smith, ditën e djeshme ka postuar në rrjetet e tij sociale, video nga prapaskena e xhirimit të kësaj kënge. Në emrat e taguar ishte edhe ai i erës krah së cilës ksihte vendosur flamurin e Kosovës.
“Sapo kemi publikuar këngën zyrtare për “Kupën Botërore, Russia 2018! Le të valojnë flamujt tuaj në komente, dëshiroj t’i shoh! Videoja e plotë këtu: https://youtu.be/PKuCid_SUHQ Nicky Jam, Diplo, Era Istrefi ”, kishte shkruar Smith.
Por, u vu re që më vonë statsusi ishte edituar prej tij duke e zëvëndësuar me flamurin shqiptar kuqezi. Ndoshta ngaqe Era gëzon tashmë nënshtetësinë shqiptare apo i shtyrë nga shteti rus i cili nuk e njeh akoma paravësinë e Kosovës?