Ritvana Fetahu është konkurrentja e parë nga vajzat që u prezantua në “Për’puthen”. Ajo jeton në Danimarkë dhe është rikthyer në Shqipëri për të qenë pjesë e emisionit të dashurisë.
Gjatë prezantimit të saj, Ritvana u shpreh se i pëlqejnë burrat e fortë, jo vetëm nga ana fizike por edhe në dimensione të tjera. Gjithashtu ajo nuk nguroi të tregonte edhe dy të preferuarit e saj për momentin në Përputhen. Dy djemtë që i tërhoqën më shumë vëmendjen ishin Argjendi dhe Eduardi.
E pyetur se ku e sheh veten e saj në të ardhmen ajo u shpreh shumë e sigurt dhe se synimi i saj, goli i saj i jetës është që të jetë pjesë e Parlamentit Europian.
Menjëherë pas hyrjes së saj në emision, kanë nisur edhe komentet e para në rrjetet sociale. Për shkak të pamjes, të shumtë janë ata që e kanë krahasuar, Ritvanën me Ana Lleshin, ish konkurrentet e Përputhen 2.
Ngjajnë?