INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë pjesë e XHIHADISTËVE, përfundon si mos më keq shqiptari në betejën gjakatare të ISIS-it

U bë pjesë e XHIHADISTËVE, përfundon si mos më keq shqiptari në betejën gjakatare të ISIS-it

Publikuar më: 16:56 13-02-2018

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh janë bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS. Së fundmi një tjetër shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetë ditën e sotshme në betejën e përgjakshme të shtetit Islamik në Siri.

Bëhet fjalë për të ndjerin Betim Ibrahimaj. Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë bashkëshortja, e cila kishte lajmëruar prindërit e Betimit për t’ju komunikuar vrasjen e të birit.

Por Betimi nuk është i vetmi shqiptar nga Kosova i cili është vrarë në betejat e përgjakshme të ISIS, para disa ditësh edhe një tjetër shqiptar nga Kosova u vra në Siri.

“Policia e Kosovës, nga burimet të ndryshme ka informacione lidhur me vrasjen e këtij personi, mirëpo referuar situatës në zonat e konfliktit, policia nuk posedon ndonjë dokumentacion apo informacion zyrtar për vrasjen e tij”, ka lajmëruar policia e Kosovës përmes një deklarate.

338722_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148