Në 3 mars të këtij viti, reperi Noizy u bë dajë për herë të dytë. Motra e tij solli në jetë një djalë, i cili quhet Brygo. Këtë lajm e bëri të ditur vet Noizy, i cili publikoi një foto të një buqete të madhe me lule blu. Së fundmi, reperi ka publikuar një foto të nipit të tij në Instagram, duke zbuluar portretin e vogëlushit. “Përshëndetje botë, tani jam këtu, Brygo”, shkruhet në bluzën e të voglit. Pasi e kanë pyetur, Noizy ka zbuluar domethënien e emrave të nipit dhe mbesës, Brygo dhe Prayla. “Brygo eshte emer Ilir, Brygo dhe Prayla vlla e moter princ dhe princesh nga Durresi në kohet ilire”, shkruan Noizy.