INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë sërish nënë pak ditë më parë, Arbana Osmani tregon si i ka ndryshuar jeta pas lindjes! [FOTO]

U bë sërish nënë pak ditë më parë, Arbana Osmani tregon si i ka ndryshuar jeta pas lindjes! [FOTO]

Publikuar më: 10:37 28-10-2020

Moderatorja Arbana Osmani dhe Eduardi ndodhen në qiellin e shtatë, pas lindjes së djalit të tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Diell. Tanimë rutina e Arbanës ka ndryshuar pasi i duhet të kujdeset për vogëlushin dhe me postimet e saj në Instagram na zbulon se i mbetet shumë pak kohë për veten.

Në postimet e fundit, moderatorja tregon se kishte 2 muaj që mezi priste të lexonte librin "The Choice", por deri tani ka lexuar vetëm 1 faqe pasi nuk ka kohë.

"Kisha 2 muaj që mezi e prisja këtë libër, tani do pres nja dy vite që ta lexoj. Sot lexova një faqe. Po ecim mirë", shkruan Arbana.

-640-0-5f98ab65d6f21.jpg

 

Në postimin e rradhës, moderatorja tregon se gjeti pak kohë për të parë "The Ellen DeGeneres show".

 

foundthe.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032291412353516