INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bë virale video ku mendohej se Chiara Ferragni i fliste SHQIP të birit, Olti Curri bën zbulimin Epik [FOTO]

U bë virale video ku mendohej se Chiara Ferragni i fliste SHQIP të birit, Olti Curri bën zbulimin Epik [FOTO]

Publikuar më: 10:32 28-09-2018

Blogerja e njohur italiane Chaira Ferrangi, na habiti të gjithëve ditën e djeshme dhe kjo e thënë pasi një video e postuar nga ajo në Instastory, ku ushqente djalin e saj të vogël, Leo.

Pasi vogëlushi kishte ngrënë, blogerja dëgjohej që e përgëzonte në italisht ndërsa nga ana tjetër , në fund të videos, shumë shqiptarë (po të shihni edhe në fotot e postuara nga Olti Curri) shprehen se e kanë dëgjuar Chiarën të thotë “shumë mirë” në gjuhën shqipe, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ajo ka thënë “pak a shumë” në italisht, por tingëllon e ngjashme me fjalën shqipe.

Rreth kësaj ngjarje, zbulimet më funny i ka bërë pikërisht Olti Curri teksa ka organizuar një poll në Instagramin e tij.

Në foton e postuar Olti shkruan: “Zbulohet kush i mësoi shqip Chiara Ferragnit... ajo është Dua Lipa”, cilëson blogeri në komentin që i ka dërguar një fans.

E sigurt është që në fund të video Chiara flet shqip po ta dëgjoni me kujdes, por a t’ia ketë mësuar vallë gjuhën shqipe Dua Lipa? Po ju si mendoni?/intv.al/

olto.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154