Puntata e djeshme e “PërPuthen” iu dedikua takimit të Anës me Fationin, takimi i tyre i dytë, pasi i pari nuk shkoi edhe aq mirë. Fationi i dhuroi Anës dy trëndafila, ku njëri ishte në nuancat e të bardhës dhe të kuqes.
“Simbolizon dashurinë dhe miqësinë”, i tha Fationi Anës, ndërsa i dha trëndafilin. Por kjo gjë nuk u prit mire nga Melisa, e cila duket se është bërë xheloze.
Në studio nisi debate mes dy vajzave, ku Melisa i thotë Anës je pjeshkë e stazhonume.
Debati:
Melisa: Ai trëndafili nuk ishte as i kuq, ishte ngjyrë pjeshke
Ana: Po ngjyrë pjeshke, se pjeshkë jam unë
Melisa: Si pjeshkë e stazhonume po më dukesh
Ana: Do e shohësh kush do dali pjeshkë e stazhonuar, por këto fjalët e tua janë shumë ofenduese, ki kujdes
Melisa: Në rregull