Reality show i shumëpritur nga publiku shqiptar tashmë e ka një datë se kur do të transmetohet në ekranin e Top Channel. “Big Brother Vip” do të nisë transmetimin me datë 5 tetor. Një ditë më parë, në profilin zyrtar të BBV në “Instagram” u bë i ditur data, për të cilën publiku kishte kohë që pyeste. E pikërisht e marta e parë e muajit tetor do t’i dedikohet spektaklit të madh.
Produksioni gjithashtu ka konfirmuar se nuk do të jetë vetëm 1 natë ku do të transmetohet “Big Brother Vip”, por 2.
Madje edhe më herët, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, lajmëroi përmes postimeve në rrjetet sociale se kishte marrë zarfin me datën e nisjes së spektaklit.
Por nga ana tjetër, personazhet e njohur që do të bëhen pjesë e spektaklit të madhe janë ende mister. Deri tani në “Instagram” janë publikuar vetëm disa video, ku në to shfaqen konkurrentët por pa u zbuluar identitetin.