INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bënë prindër vitin e shkuar, pse po thuhet se Eros dhe Ajsel Grezda i kanë dhënë fund martesës?

U bënë prindër vitin e shkuar, pse po thuhet se Eros dhe Ajsel Grezda i kanë dhënë fund martesës?

Publikuar më: 18:31 01-03-2024

Vitin e shkuar, më saktësisht në qershor të 2023, Eros Grezda dhe Ajsel Abazi u bënë prindër për herë të parë, pasi erdhi në jetë djali i tyre, për të cilin cifti zgjodhi emrin Kian. Ndërkohë kujtojmë se futbollisti i njohur dhe moldeja, u martuan më janar të 2023, duke e bërë të ditur lajmin me anë të rrjeteve sociale, teksa po ashtu Ajsel u vu re që ndryshoi edhe mbiemrin, teksa edhe sot vazhdon të jetë në Instagram emrin Ajsel Grezda.

Megjithatë, në rrjet po përliftet se cifti mund të jetë ndarë dhe arsyeja përse është pas ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, aty ku shpesh herë postonin momentet që kaloni bashkë dhe foto apo video plot me dashuri, bashkë edhe me të birin.

Nga ana tjetër, duket se ata kanë hequr edhe fotot që kishin bashkë në këtë rrjet social, gjë që zakonisht do të thotë që janë ndarë ose ka dicka që nuk shkon me martesën e tyre.

Gjithsesi, nuk na mbetet një tjetër vecse të presim edhe konfirmimin nga ana e tyre, ose të sqarojnë situatën. /News31

Article Logic
Execution time: 0.003460168838501