INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bënin karshillëk qytetarëve, policia bllokon dy motorë uji [VIDEO]

U bënin karshillëk qytetarëve, policia bllokon dy motorë uji [VIDEO]

Publikuar më: 16:05 25-07-2019

Pas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, Policia Kufitare e Durrësit menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e dy motorëve të ujit.

Në përfundim të veprimeve dy drejtuesit e motorëve të ujit, shtetasit S. Xh. dhe S. J., janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 lekë secili, për ”Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore”.

Lidhur me rastin Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0043199062347412