INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U bllokuan në Alpe, shpëtohen personat e ngecur në teleferik

U bllokuan në Alpe, shpëtohen personat e ngecur në teleferik

Publikuar më: 12:37 09-09-2016

Një difekt i rëndë ka ndodhur dje në linjën e teleferikut në Malin e Bardhë në zonën që lidh stacionet Aiguille du Mide në lartësinë 3842 metra e Punta Helbronner 3462 metra, në kufi me Italinë. Ata ishin mes 110 personave që u bllokuan fillimisht si pasojë ngecjes së teleferikut pas ngatërrimit të kabujve si pasoje e erërave të forta. 48 prej tyre u evakuuan me helikopter, ndërsa 30 të tjerë që gjendeshin në kabinat më pranë tokës u ndihmuan të zbrisnin me ndihmën e grupeve të shpëtimit që përdorën litarë, në orët e vona të së enjtes.

Nga një ekskursion i shumë pritur u kthye në një makth, edhe pse me fund të lumtur. Janë të frikësuar e trembur, por turistët e bllokuar në teleferikun e Mont Blanc në Alpet franceze, u shpëtuan të gjithë mëngjesin e së premtes. 33 vetë kaluan një natë të acartë në kabinat e teleferikut, duke qëndruar pezull mbi akullnaja në lartësinë e 3800 metrave.

Me rënien e natës dhe shikueshmërisë së ulët për shkak të reve operacioni u ndërpre për të rinisur orët e para të së premtes. Personave të bllokuar në kabina ju siguruan batanije mbijetese, ushqime energjitike dhe shishe uji. Ministri i Brendshëm francez, Bernard Kaznev tha disa pjesëtarë të grupeve të shpëtimit e kishin kaluar natën me turistët e bllokuar.

Ekipe franceze, italiane dhe zvicerane morën pjesë në operacion dhe kishin në dispozicion 3 helikopterë. Teleferiku ndërlidh majën e Aiguille de Midi në Francë, në lartësinë e 3842 metrave me Pointe Helbronner në Itali, në një lartësi prej 3462 metrash dhe ofron një pamje panoramike të Mont Blanc.

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941