INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U 'çmend' Instagrami! Loredana vesh bluzën e Mozzik dhe reperi nuk ia kurseu një koment pikant! Ja si ia kthen ajo!

U 'çmend' Instagrami! Loredana vesh bluzën e Mozzik dhe reperi nuk ia kurseu një koment pikant! Ja si ia kthen ajo!

Publikuar më: 19:32 20-02-2021

Loredana dhe Mozzik janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe së bashku me vogëlushen e tyre, Hanën po jetojnë ditë të shënuara. Pas udhëtimit në Milano, që sipas Mozzik-ut është qyteti më i bukur i Italisë, familja ka udhëtuar drejt Dubait. Prej disa ditësh ata po shijojnë ditët më të bukura me njëri-tjetrin dhe vogëlushen e tyre Hanën.

Dyshja kanë publikuar foto nga vendet e njëjta edhe bashkë (kliko këtu), duke ju vërtetuar fansave se janë rikthyer dhe janë shumë të lumtur si çift.

Madje ata kanë nisur të mos i kursejnë as komentet ngacmuese për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi Loredana ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë. në fakt bluza nuk është aq e thjeshtë, sepse atë e ka pasur tëveshur Mozzik në videoklipin e këngës Madonna. Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.

 

Siç duket atij i ka pëlyqer shumë Loredana me këtë veshje, ndaj nuk e ka përmbajtur dot më veten. Edhe Loredana ja ka kthyer përgjigjen menjëherë. “A mund të njihemi?”, i ka kthyer ajo dhe komentin e Mozzik e ka vendosur në krye të të gjithave. Kjo do të thotë se dyshja kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre dhe se lidhjen e kanë nisur sërish nga zero.

 152035195_218166503343936_2168043268141262111_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040309429168701