INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U çmend rrjeti! Çfarë postoi Jonida Maliqi që u detyrua ta fshijë dhe të kërkojë falje publike?! [FOTO]

U çmend rrjeti! Çfarë postoi Jonida Maliqi që u detyrua ta fshijë dhe të kërkojë falje publike?! [FOTO]

Publikuar më: 12:35 25-10-2019

Këngëtarja e dashur për publikun, Jonida Maliqi gjithmonë poston për ndjekësit foto nga përditshshmëria dhe udhëtimet e mrekullueshme.

Së fundmi Jonida ishte në Marrakech së bashku me Alketa Vejsiun, ku po punojnë për realizimin e një projekti.

Këngëtarja po ashtu ka publikuar foto nga vende të ndryshme të Marokut. Ndërkohë, një postim ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka ngjallur debat në rrjet.

Në një foto që Jonida publikoi, shfaqej me dy majmunë të vegjël në duar, ndërsa ishin të lidhur me zinxhirë. Ndërkohe, fansat e kanë akuzuar për mungesë ndjeshmërie ndaj kafshëve dhe këngëtarja është detyruar të fshijë postimin si edhë të bëjë një sqarim publik.

jona.png

 

Postimi i këngëtares:

Kane ardhur ne adresen time shume akuza per mungesen e ndjeshmerise ndaj Kafsheve.

Sme duket normal sensi ekstrem i gjykimit por mirekuptoj ndjeshmerine tuaj ndaj fenomenit qe me ka bere te reflektoj.

Kerkoj ndjese nese kam prekur ndjeshmerine e dikujt.

Ishte nje kalim i thjeshte prane nje Majmuni,kafshe qe e kam dashur qe femije!

Nuk mendova gjate, dalja ne foto ishte spontane dhe skishte per qellim evidentimin e zinxhireve qe nuk i kisha vene re. Mendoj si ju! Eshte e gabuar qe Kafshet te lidhen me zinxhire! Mendoj qe edhe moda dhe pasioni per fotografine duhet te kapercejne tundimin per te dale ne foto me nje Kafshe qe abuzohet! Por s’do te ishte ne fuqine time ta ndryshoja fatin e asaj Kafshe! Ajo qe mund te bej per t’ju respektuar juve dhe per te thene timen mbi fenomenin eshte te fshij foton!

Sikurse njerezit edhe Kafshet duhet te jetojne Lirine si dhuraten me te madhe.

Faleminderit per mirekuptimin!

falje.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0076432228088379