INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U çmend rrjeti! Ish-e fejuara e Rinianit fotografohet në Shqipëri dhe të gjithë kanë një pyetje: Ç’po ndodh tani? [FOTO]

U çmend rrjeti! Ish-e fejuara e Rinianit fotografohet në Shqipëri dhe të gjithë kanë një pyetje: Ç’po ndodh tani? [FOTO]

Publikuar më: 13:27 04-03-2021

Riniani dhe ish-e dashura e tij, Marsela shkëmbejnë herë pas here komente në rrjete sociale, gjë që ka shkaktuar mjaft konfuzion tek publiku. Kanë qenë të shumtë ata që kanë patur dyshime se mes tyre mund të ketë ende ndjenjë, ndërsa për të sqaruar zërat që qarkullojnë, Marsela ishte e pranishme në “PërPuthen” disa ditë më parë, përmes një lidhje në Skype.

Ajo tha se ata të dy kanë përjetuar një histori shumë të bukur dashurie që ka zgjatur 8 vite. Marsela u shpreh se Rinianin e do shumë, por nuk e dashuron, sepse në të kundërt nuk do ta kishte lënë t’i ikte dhe tani mes tyre ekziston vetëm miqësi.

“Historia jonë ka zgjatur 8 vite, një histori e mrekullueshme dashurie e pasioni. Ka qenë shumë e lumtur në 8 vite, është një mashkull i mrekullueshëm, një njeri i drejtpërdrejtë, ka mësuar shumë nga ai. Unë e dua shumë, e dashuruar nuk jam, nëse do ishim të dashuruar do ishim akoma bashkë. Pasi ndahen rrugët, secili është i lirë të ndjekë rrugën e tij. Ai djalë meriton dashurinë, unë dua që ai të ketë përkrah një njeri të denjë për të. I bëra dedikim në Instagram sepse pasi u ndërpre lidhja jonë, shumë njerëz vuajtën shumë njerëz, por ata janë të lumtur për faktin se ne kemi këtë marrëdhënie të mirë. Pas ndarjes me Rinianin unë kam ruajtur marrëdhëniet me familjen e tij. Sigurisht që me prindërit e tij nuk flas shumë shpesh, por kam një marrëdhënie shumë të mirë me kushërirat e tij. Ndjenjat e mia janë 100 dashamirësie, e dua vetëm të mirën këtij djali, pasi në të kundërt nuk do ta kisha lënë të ikte”, ka thënë ajo.

Ndërkohë së fundmi opinionisti i “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj ka zbuluar se ish e dashura e Rinianit ka ardhur në Tiranë nga Italia për ta mbështetur. Madje Meridiani ka hedhur dyshime mbi ardhjen e Marselës dhe nëse është vërtetë këtu për të mbështetur Rinianin që të lidhet me një vajzë tjetër.

“Rinian kjo e paska suportin me kosto të lartë nga Italia në Shqipëri, të jetë vetëm suporti ai që e bëri të marrë avionin në mes në pandemisë nga Italia në Shqipëri?”, shkruan Meridiani.

Ndëkohë një reagim nga Riniani nuk ka ardhur ende.

 156258720_485275782475493_9169115044293782501_n.jpg

Burimi: iconstyle

Article Logic
Execution time: 0.0043339729309082