Meghan Markle dhe Princ Harry kanë vizituar Shtëpinë e Kanadasë në Londër në kuadër të ditës së “Komonuelthit Britanik” dhe ajo çka habiti të gjithë ishte fakti se ajo nuk kishte vendosur unazën e martesës.
Të gjithë të habitur nga ky fakt filluan të ngrenë mjaft pyetje mbi atë se çfarë po ndodhte dhe shumica bien dakord se fajin mund t’ja hedhim shtatzënisë.
Mesa duket Meghan duke qenë në muajt e fundit, ka një ënjtje dhe fryrje të skajshme të gishtave, gjë e cila ndoshta nuk e lejon të vendosë edhe unazën e saj.
Si gjithmonë paraqitja e dukeshës tërhoqi mjaft vëmendje dhe ajo ishte siguruar që të ishte minimaliste dhe pa make-up të rënduar.