Po ju do e bënit vajza?!
Këngët latine janë kthyer në meloditë më të pëlqyera në botë e si rrjedhojë ndër më të klikuarat. E ndër këngëtarët latinë më IN të momentit i cili është në kulmin e karrierës së tij, mund të përmendim, kolumbianin Maluma. Ai po bën namin me këngët e tij si dhe me bashkëpunimet e njohura “ “Chantaje”, “Felices los 4”, “Vente Pa’ Ca”, “El Perdedor” e shumë të tjera.
Por përveç këngëve ai po bën namin nëpër botë me koncerte të shumta ku fansat i tejmbushin skenat. Mirëpo ka edhe nga ato fanse që bëjnë gjëra të çuditshme (nëse mund t’i quajmë të tilla) për idhujt e tyre.
Maluma ka publikuar një foto në Instastory ku shihet dora e një femre, thonjtë e së cilës janë me foton e këngëtarit latin. Emoji që ai ka përdorur do të thotë se është çuditur nga ky veprim i fanses.