'Tavolina e Mërzisë' ishte balada me të cilën elvana Gjata u rikthye në muzikën shqiptare pas një periudhe shkëputjeje.
Edhe pse u bënë disa javë nga publikimi i kësaj balade, njerëzit kudo në rrjetet sociale janë ende të fiksuar dhe postojnë video nga më të ndryshmet duke e kënduar këngën.
shumë prej këtyre videove, këngëtarja i riposton në Instastories, ku dhe shohim se suporti është me të vërtetë i madh dhe kështu ka ndodhur dhe me videon më të fundit të postuar nga dy modelet shqiptare, Adrola Dushi dhe Kristina Baki.
Elvana jo vetëm që e ka ripostuar videon e modeleve, por madje u ka kërkuar atyre dhe një bashkëpunim.