INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dëbua në vitin 2009, sot vrasësi shqiptar i dënuar me 20 vjet drejton një biznes në Angli [FOTO]

U dëbua në vitin 2009, sot vrasësi shqiptar i dënuar me 20 vjet drejton një biznes në Angli [FOTO]

Publikuar më: 10:49 13-02-2017

Një shqiptar i dënuar me 20 vjet burg në Shqipëri për vrasje u dëbua në vitin 2009 nga Anglia, por ia ka dalë që të futet sërish dhe të drejtojë një biznes në këtë vend.

Selami Cokaj u dëbua në vitin 2009 nga Anglia pasi autoritetet mësuan se ai ishte një person i dënuar për vrasje që ishte arratisur nga burgjet shqiptare. Ai u dënua me 20 vjet burg në vitin 1994 pasi vrau dikë duke e therur me thikë, por ia doli që të arratisej pas kreu vetëm 3 vite nga dënimi i tij. Prestigjozja The Sun raportoi se në mënyrë të pabesueshme Cokaj jo vetëm po jeton nën emrin e tij të vërtetë, pavarësisht se ishte dëbuar një herë nga ky vend, por edhe drejton një lavazh makinash. Ende nuk dihet se si ia doli që të tejkalojë autoritetet kufitare pasi ligji përcakton qartë se asnjë i huaj që ka vuajtur ose është dënuar me më shumë se 4 vite burg nuk mund të futet në territorin britanik. Mësohet gjithashtu se Cokaj ka qenë në listën e personave më të kërkuar të Interpolit.

selami.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609