INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U dëbuan diplomatë apo agjentë? Paskal Milo analizon vendimin e qeverisë

Publikuar më: 15:24 27-03-2018

Arsyeja e dëbimit të dy diplomatëve rus nga Shqipëria nuk është thjesht solidaritet me vendet aleate të Natos. Në një intervistë për In News Paskal Milo bën një analizë të shkaqeve të dëbimit të dy diplomatëve të lartë rus nga vendi ynë. Sipas Milos nuk është thjeshtë solidaritet por pala shqiptare ka të dhëna të dokumentuara mbi arsyet e dëbimit të tyre nga vendi ynë.

Paskal Milo:

Që në momentin që identifikohen diplomatë që veprojnë në kundërshtim me statusin e tyre mbështetur në Konventat e Vjenës, ata janë të lutur të braktisin vendin. Por këtu kemi të bëjmë, përveç këtyre arsyeje që mund ti quajmë të brendshme, kemi të bëjmë dhe më një akt solidariteti me një vend aleat në NATO siç është Britania e madhe

Milo thotë se është e njohur praktika që disa diplomatë në fakt kryejnë të tjera misione ë vende ku ata kryejnë shërbimin e tyre.

Paskal Milo:

“Ka edhe diplomatë që nën petkun diplomatik merren me veprimtari të tjera, të cilat identifikohen nga shtetet pritëse, ato padyshim që mbajnë shënim dhe që në një moment të caktuar le të themi kur mbushet kupa, e që veprimtaria e tyre është hapur në kundërshtim me statusin e Diplomatit të përcaktuar në Konventat e Vjenës, merren masa”. 

 Milo vlerëson si pozitiv vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët e lartë rus, një vendim ky i dyti në 30 vitet e fundit. Por a i cenon ky vendim marrëdhëniet shqiptare me Rusinë? Paskal Milo ka këtë përgjigje.

Paskal Milo:

Nuk duhet bërë fushatë intensive sikur u bë qameti. Ikën dy diplomatë rus. Ata me siguri do të na largojnë 2 diplomatë tanë nga Moska por jeta do të vazhdojë, pavarësisht se në çfarë niveli do të jenë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553