INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U denoncua mbi 20 herë në polici, i riu në Bulqizë që vrau shokun me thikë: ''E bëra me vetëdije…''

U denoncua mbi 20 herë në polici, i riu në Bulqizë që vrau shokun me thikë: ''E bëra me vetëdije…''

Publikuar më: 15:54 06-09-2019

Autori i vrasjes me thikë të Arlind Pashës ditën e djeshme në Bulqizë u rrëfye për policinë.

22-vjeçari Fatjon Keta pranoi para uniformave blu se e ka kryer krimin me vetëdije. Por, pretendimet e tij se ishte i sëmurë mendor rezultuan false, teksa oficerët e rendit nuk gjetën kartelë mjekësore për sëmundje mendore.

Ndërkohë, familja e Fatjon Ketës është larguar nga Bulqiza. Mendohet se frika e hakmarrjes i ka shtyrë të braktisin qytetin.

Autori i vrasjes dhe viktima ishin shokë, por arsyet e krimit makabër ende nuk janë zbardhur nga policia. Keta u arrestua nga uniformat blu pas orës 13:30 teksa po tentonte të largohej nga qyteti i Bulqizës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889