Matematicieni Alan Turing do të jetë fytyra e re e kartmonedhës 50 paundëshe në Britani të Madhe.
Ai është i njohur veçanërisht për punën e tij të madhe në thyerjen e kodeve enigmatike gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe si një nga pionerët e kompjuterit të parë dhe inteligjencës artificiale.
Turing pati ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shkencës kompjuterike, duke formalizuar konceptet e “algoritmit” dhe “kompjutimit” me makinën Turing. Ai konsiderohet gjerësisht si babai i shkencave kompjuterike dhe inteligjencës artificiale.
Në vitin 1952, atëherë kur aktet homoseksuale ishin ende të jashtëligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, ai u presekutua, kastrua kimikisht dhe u ndalua të punonte për inteligjencën britanike pasi iu zbulua një lidhje dashurie me një 19-vjeçar.
Më 10 shtator 2009, pas një fushate në internet, kryeministri britanik Gordon Braun ka kërkuar ndjesë zyrtare publike në emër të qeverisë britanike për “mënyrën e tmerrshme se si ai u trajtua”. Gjithashtu në vitin 2013 ai mori një falje mbretërore pas vdekjes, një veprim që synon të kërkojë ndjesë për trajtimin që shteti i Britanisë së Madhe i dha gjeniut të makinave vetëllogaritëse.