Aktori i njohur turk Çagatay Ulusoy para pak javësh u kap me drogë duke tronditur kinematografinë turke.
Ai u bë goxha i njohur edhe për publikun shqiptar me rolin e ‘Sarpit’ nga seriali ‘I infiltruari’.
‘Sarp’ u dënua për përdorimin e lëndëve narkotike dhe sipas mediave turke Ulusoy është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg.
Por çfarë po ndodh tani me aktorin?
Duket se ai nuk e veret fare mendjen për këtë pjesë pasi ëhstë fotografuar duke u relaksuar në plazh. Çagatay po shijon pushimet e tij luskoze me miqtë në brigjet e Turqisë.
“Enn Magazine” ka fotografuar aktorin i cili shoqërohej nga miku i tij Kivanç Tatlıtuğ. Pavarësisht se rrezikon të humbë edhe një rol të ri në serialin e “Netflix” që po xhirohet tani në Stamboll, Çagatay ka vendosur ta hedhë pas krahëve historinë e vjetër.