Edhe pse qarkulluan shumë zëra se Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu ishin në një lidhje dashurie, çdo gjë u vërtetua në momentin që të dy pranuan publikisht fejesën.
Por diçka nuk shkonte për fansat.
E ëma e këngëtarit në profilin e saj në facebook mbante akoma foto me ish të fejuarën e Sledit, Dafinën dhe ky fakt shkaktoi në diskutimet e fansave aludimin se mos ndoshta familja e këngëtarit nuk e ka pranuar me shumë dëshirë Mimozën.
Një foto e postuar së fundmi nga vetë Seldi i hedh poshtë këto dyshime.
Mimoza, Seldi dhe familjarët e këngëtarit shfaqen së bashku në foton e postuar në Instagram.
E ku ka më bukur? Një familje e madhe e gjitha e bashkuar.