Ledjana Prenga është një prej konkurenteve më të komentuara në Përputhen. Së fundmi pas përfundimit të emisionit të gjithë po bëjnë ture në vende të ndryshme.
Ledjana nuk ka qenë pjesmarrëse në asnjë nga këto ture, madje në një postim të saj u duk sikur thumboi Përputhen, duke përmendur “turmën e rremë” (SHIKO KËTU).
Por pas kaq kohësh ajo jep lajmin e mirë, fansat do të mund ta takojnë atë në Prishtinë.
Ajo është pyetur shpesh herë se përse ka refuzuar të jetë pjesë por përgjigjja e saj kanë qenë angazhimet e shumta.