Pa kaluar akoma 24 orë nga zënka e tyre e fundit, Getinjo dhe Vivien jaën pajtuar sërish. Por, kush e mori hapin i pari këtë herë? Mbrëmjen e djeshme dyshja kanë vallëzuar shumë pranë me njëri-tjetrin teksa nuk i kanë kursyer edhe puthjet.
Ashtu duke u puthur e përqafuar Vivien i ka thënë disa fjalë Getit, ku sipas saj fakti që ai nuk e lë vetën të lirë në këtë lidhje sjelll probleme herë pas here.
“Të dua! Të kam për veten time. Ti nuk më le të më kesh për vetën tënde. Këtu prishet. Ti nuk po e hap zemrën. Ke më shumë nevojË ti sesa unë për dashuri,”-shprehet ish-konkurentja e “Love Story-t”.
Ditën e djeshme ata u zunë me njëri-tjetrin, duke mos lënë gjë pa thënë. Getinjo nga njëra anë u shpreh se nuk ndihet njejtë me Vivin dhe se ajo e ka lënduar.
Ndërsa Vivien e akuzoi se gjithë kohës rri me turinj dhe se ajo ka bërë më shumë në marrëdhënien e tyre.
Pjesë nga debati:
Getinjo: “Je shumë fake. Më ke thyer. Në raportin mashkull femër e di që mashkulli është gjithmonë fajtor. Por në këtë rast kam dëshmitar.”
Vivien: “Nuk ta lejoj të më shkelësh. Se kam respekt për vetën time. Se je ti nervoz të gjithë jemi nervoz. Gjithmonë të kam ardhur me të mira. Një fjalë me të thënë ti kthehesh e rrotullohesh.”