Në spektaklin e kaluar, u hap një televotim për banorin e preferuar, mes Krist Aliajt, Dea Mishel, Jori Dellit, Nita Latifit dhe Qetsor Ferrunajt. Nga ky televotim, u përjashtuan Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes, duke qenë se ata të dy u shpallën dy finalistët e parë.
Banorja e cili u shpall më pak e votuar nga publiku, ishte Jori për këtë arsye ajo u largua përfundimisht nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Pas daljes nga shtëpia, Jori u shpreh se rrugëtimi i saj përfundoi kaq shpejt, pasi nuk u ambientua menjëherë me banorët.
Ajo dha një emër për finalistin e tretë, që sipas saj duhet të jetë Dea. Sa i përket fituesit, Jori tha se do të donte që ta fitonte Luizi këtë “Big Brother”.