Sarah Berisha është e eliminuara e radhës nga “Big Brother VIP”. Publiku vendosi mbrëmë që të nxirrte përfundimisht nga shtëpia blogeren e njohur. Kjo e fundit doli me lot në sy, edhe pse u shpreh se gjëra të bukura e presin jashtë.
Gjatë qëndrimit të saj në BB VIP, Sarah është komentuar si një ndër banoret më pozitive dhe me më pak debate në shtëpinë e famshme.
Blogerja filloi një lidhje romantike me Dj Pm-in brenda shtëpisë dhe ai po e priste daljen e saj. Madje ai u tregua shumë i lumtur për daljen e saj.
Por jo vetëm Pm-i, edhe motra e tij reagoi menjëherë pas daljes së Sarah. Majlinda postoi në “Instastory” një foto të blogeres ku edhe i la një shënim të bukur.
“Fitove shumë zemër”, janë fjalët që motra e Pajmtimit ka vendosur që të shkruaj për Sarah.