Xhesi Peraj u eliminua të hënën nga "Love Story". Saimiri nuk i dhuroi trëndafil, por theksoi se ajo është një vajzë shumë e rrallë dhe e meriton të gjejë dashurinë.
Ish-konkurrentja ka dhënë një intervistë për "Daily Love Story" pas eliminimit dhe është shprehur se e priste të largohej.
Ajo ka treguar se për të ishte e dukshme që Saimiri kishte më shumë ndjenja për Merin dhe Generdën.
“Pashë të treja takimet dhe kur i afrohesh fundit disa gjëra fillojnë dhe bëhen më të qarta. Me dy vajzat e tjera kishte më shumë ndjesi dhe ky është qëllimi i Love Story-t, ndjesitë”, tha Xhesi.