INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U emocionua! E vogla Ameli këndon gjithë ditën këtë këngë SHQIPTARE dhe nuk është as e Miriamit dhe as e Albanit [FOTO]

U emocionua! E vogla Ameli këndon gjithë ditën këtë këngë SHQIPTARE dhe nuk është as e Miriamit dhe as e Albanit [FOTO]

Publikuar më: 20:57 09-11-2018

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të njohur e më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar. Prej vitesh ata kanë rrëmbyer zemrat e publikut jo vetëm me këngët e shumta, por edhe me marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Romanca e tyre është bekuar edhe me një vajzë bukuroshe të quajtur Ameli e cila indirekt është bërë pjesë e emisionit të Rudinës ditën e sotme.

Në studion ishte këngëtarja Daniela Toçi së bashku me këngëtarin Ardit Çuni për të folur për bashkëpunimin e tyre në këngën “Qaj”, pjesmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2018”.

Miriami ka zgjedhur t’i bëjë një dedikim Danielës së vogël, të cilën e ka pasur në skuadrën e saj në shoë-n e talenteve “The Voice Kods”. Pasi e uroi për këngën e re, Miriami zbuloi se këngën e Ardit Çunit dhe Danielës Ameli e ka shumë qejf dhe e këndon gjithë ditën.

Ky mesazh e ka emocionuar vogëlushen nga Kukësi e cila e përlotur u shpreh shumë e lumtur për fjalët e thëna mga Miriam Cani, pasi përveçse e ka pasur trajnere në “The Voice Kids” e ka këngëtaren e preferuar shqiptare.

cuni.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652