Ditën e sotme na ka habitur të gjithëve një lajm ku u tha se reperi i njohur MC Kresha është fejuar. Burime për “zëri.net” kanë bërë me dije se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është nga Prishtina dhe prej vitesh jeton në Kanada. Po të njëjtat burime thanë se reperi do të celebrojë dashurinë e tij me martesë gjatë muajit tetor.
Por si është e vërteta? Në një prononcim për Insajderin, reperi e ka mohuar këtë duke thënë se të gjitha këto janë gënjeshtra.
"Është rren, nuk është e vërtetë, veçse jam qu prej gjumit qysh kom mujt mu feju”, tha reperi.