Fakti që po kërkonte suksesin jashtë Shqipërisë dhe përformanca që ka bërë në formatin italian të humorit “Zeling”, bëri të besohej se Bes Kallaku do të largohej nga show i humorit ku ishim mësuar ta shihnim për kaq vite “Portokalli”.
Madje lajmet nëpër portale e bënë fakt largimin e tij dhe vendosjen në Itali, por është vetë aktori që ka reaguar me anë të një postimi duke thënë të vërtetën. Nëpërmjet një fotoje bashkë me kolegët , Besi lajmëron se është në prova për nisjen e sezonit të ri. “Meqë ra llafi. Ju përshëndes nga provat e Portokalli-së. Unë edhe krejt trupa, do vazhdojmë t’’i përkushtohemi buzëqeshjes së shqiptarëve. Shihemi këtë sezon në Portokalli. Përqafime. Ju rujt Zoti.”, shkruan ai duke sqaruar njëherë e mirë këto zëra.