Vetë bukuroshja i ka “hedhur” benzinë zjarrit…
Georgina Rodriguez është përfolur se është shtatzënë dhe kjo pasi në një foto të postuar në Instagram, shihet Cristiano Ronaldo teksa vendos dorën në barkun e të dashurës. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i familjarëve të yllit portugez duke mohuar raportimet se CR7 do të bëhet baba. Megjithatë, ka qenë vetë bukuroshja që i ka “hedhur” benzinë zjarrit me rastin e publikimit të një fotografie në llogarinë personale në Instagram. Rodriguez ka publikuar një fotografi kohë më parë teksa pozon krahas një mjeku në një spital, i cili është mjek i estetikës. Por, krahas kësaj sipas mediave ajo ka vizituar edhe një gjinekolog, ndërsa fotografimi me mjekun Rafik Dehni ishte vetëm per te tërhequr vëmendjen e shtatzënisë së mundshme. Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të reagojë çifti, por flitetr se Ronaldo është bërë baba i binjakëve gjithashtu edhe prind i një djali të quajtur Cristiano Jr.