Tuna gjatë këtyre ditëve ka qenë ndër këngëtaret më të komentuara për një shtatzëni të mundshme.
Kudo mund të lexoje që Tuna është shtatzënë 7 muajshe dhe pret një fëmijë me reperin Cozman. Por cila ëhstë e vërteta e kësaj shtatzënie? Edhe pse për këtë nuk ka patur asnjë reagim për të mohuar apo pohuar diçka as nga Tuna e aq më pak nga Cozman, fotot e tyre të para të postuara pas lajmit, tregojnë diçka... Para një ore Tuna postoi një foto të sajën teksa po priste në trafik.
‘Duke i rezistuar kaosit në trafik’, shkruan Tuna dhe duket se kjo ëhstë gjëja e vetme që e shqetëson këngëtaren.
Nga ana tjetër, reperi Cozman duket se nuk e ka aspak mendjen tek ish e dashura dhe po e kalon kohën duke u marrë me veten.