Ashtu si për çdo person tjetër publik, edhe për Jennifer Aniston njerëzit apo mediat kanë folur gjëra nga më të ndryshmet. Një pjesë e mirë e të cilave, nuk janë aspak të vërteta.
Edhe për këtë pjese, aktorja ka folur në intervistën e fundit për In Style.
Kujtojmë që pasi Aniston dhe bashkëshorti I saj I dhanë fund martesës, shumë aludime dolën për shkakun e ndarjes së tyre.
“Është çmenduri! Ky keqkuptimi që ekziston që Jen s’mund të mbajë një burrë, apo se Jennifer nuk bën fëmijë se është egoiste dhe karrieriste. Ose që jam zemërthyer. Para së gjithash, me shumë respekt; nuk jam zemërthyer!” u shpreh ajo.
“Këto janë aludime të pakujdesshme. Askush s’e di çfarë ndodh aty pas. Askush s’e merr në konsideratë sa e ndjeshme mund të jetë kjo temë për mua dhe partnerin tim. Ata nuk e dinë çfarë kam kaluar unë fizikisht apo emocionalisht rreth kësaj.- u shpreh Aniston.
Ka një presion tek gratë për të qenë nëna dhe nëse ato nuk janë konsiderohen si mallra të dëmtuara. Ndoshta misioni im në këtë planet nuk është të lind. Ndoshta kam gjëra të tjera që duhet të bëj?”- përfundoi ajo.
Ajo rrëfeu se është e fokusuar tek puna e saj, miqtë, kafshët dhe tek çdo gjë që mund ta bëjë botën një vend më të mirë. Gjithashtu, sipas burimeve atje, aktorja ka mohuar kategorikisht se pas divorcit nisi një lidhje me ish-in e saj, Brad Pitt.