Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli prej kohësh është në një lidhje dashurie me biznesmenin turk Hussein Usta.
Të dy si duket kanë gjetur shpirtin binjak dhe këtë e tregojnë përmes postimeve dhe dedikimeve që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjete sociale.
Madje nga këto postime prej javësh kanë nisur dyshimet se këngëtarja është në pritje të ëmbël, imazhet e publikuara nga Usta i nxitën dhe më shumë këto aludime ku Genta duket me disa kilogramë më shumë, dhe barku i rrumbullakosur është lehtësisht i dukshëm, ndërsa është e veshur e gjitha me të zeza.
Megjithëse çifti nuk e ka konfirmuar apo mohuar këtë lajm, burime për “Prive” kanë treguar se lajmi i shtatzënisë së këngëtares nuk është i vërtetë. Genta ka thjesht ca kilogramë më tepër dhe çifti ende nuk është bekuar me një fëmijë, siç tregojnë persona të afërt pranë dyshes.