INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U fshehën brenda në trajler për të kaluar në Itali, por çfarë i zbuloi shqiptarët

U fshehën brenda në trajler për të kaluar në Itali, por çfarë i zbuloi shqiptarët

Publikuar më: 09:24 07-05-2018

Policia Kufitare në Portin e Durrësit, ka goditur një rast të kalimit të paligjshme të kufirit ku ka nisur procedimin për disa persona.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se gjatë kontrollit me skaner të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke iu shmangur kontrollit kufitar.

‘Më datë 06.05.2018, gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në brendësi të një mjeti, trailer janë konstatuar disa shtetas.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Trafiqet në Drejrorinë Vendore të Policisë Durrës, thuhet në njoftimin për mediat janë arrestuar në flagrancë shtetasit

Mariglen Mema 24 vjeç , banues në Shijak, drejtuesi i mjetit tip trailer;

Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës, i fshehur në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.

Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666