Butrint Imeri është një ndër këngëtarët më të njohur dhe të pëlqyer, sidomos nga fanset vajza. Jo rrallë herë është komentuar për ndonjë romancë të mundshme, ndërsa së fundmi i ka intriguar fansat me një postim në Instagrami.
Këngëtari, i cili para pak kohësh publikoi bashkëpunimin me Nora Istrefin, u shfaq në shtrat në shoqërinë e një vajze. Në një foto ku Butrinti qëndron shtrirë me ngjitëse nën sy që ndihmojnë për pastrimin e lëkurës ai shkroi: 'Mirëmëngjes ose Natën e mirë’.
Mirëpo askujt nuk i ‘shpëtoi’ fakti se në foto dukeshin dhe duart e një vajze!
Nuk e dimë nëse Butrinti e nxori këtë detaj me apo pa dashje, ose thjesht mund të ketë qenë në ndonjë qendër kujdesi për veten, por e rëndësishme është që Butrinti ia doli t’i intrigojë fansat.