Loredana dhe Mozzik janë ndoshta çifti më i përfolur i showbizit shqiptar për momentin. Pas ribashkimit të tyre, dyshja “pushtoi” mediat rozë me lajmin se së shpejti mund të bëhen me fëmijë të dytë.
E ndërkohë që artistët janë në vëmendjen e publikut gjithmonë, edhe në rrjete sociale, reperja 25 vjeçare ka ndarë “padashje” një moment nga jeta personale në Instagram.
Ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shkruan “Ups”, teksa dëgjohet zëri i të voglës Hana që thërret tre herë “babi”, e më pas shfaqet dhe Mozzik duke kaluar në shtëpi. Në atë moment Loredana kthen menjëherë kamerën drejt vetes duke e bërë të dukej sikur nuk donte t’i tregonte në video.
Kujtojmë se pak ditë më parë Loredana publikoi në Instastory emojin e një familjeje me dy fëmijë, si për të thënë që familja e tyre po shtohet ndërsa sot postoi një status ku shkruante: “A kam nevojë për një beb të dytë?”
Përpos kësaj, Loredana postoi një pas një foto familjare me Mozzikun apo foto të reperit me Hanën.Të njëjtën gjë ka bërë dhe Mozzik duke postuar foto me Loredanën dhe Hanën duke lënë të kuptohet se lajme të mira po vijnë nga familja e tyre. Por për këtë na mbetet të presim dhe pak.