Prej dy vitesh është bërë traditë që “Kenga Magjike” të ketë dy kategori atë të “Neë Artist” (Artistët e rinj) si dhe artistët big ( që janë të afirmuar tashmë në skenë).
Pjesë e jurisë për vlerësimin e këtyre artistëve prej dy vitesh kanë qenë: Olti Curri, Juliana Pasha, Venera Lumani, DJ Sardi, dhe Uliks Krajka. Por këtë edicion ata janë ndërruar dhe anëtarët e jurisë të festivalit të 20-të të Kënga Magjike, janë: Manjola Nallbani, Orgesa Zaimi, Orinda Huta, Arben Skënderi dhe Armend Rexhepagiqi.
Siç duket Olti e ndjek sërish më vëmendje këtë spektakël muzikor dhe ditën e djeshme ka kapur një detaj në veshjen e anëtarit të jurisë Arben Skënderi. Olti ka publikuar foton e tij në instastory dhe shkroi: Çorape atletesh me këpucë serioze !? Ok kush të vesh vlla, Andrea Bocelli!?”, duke marrë shkas nga çorapet që ka veshur.