Përmes një postimi në Insta Story, Almeda Abazi ka reaguar ndaj veshjes së Lady Gaga-s në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet, Gaga, Audrey Hepburn dhe vetë ajo. Almeda pretendon se Gaga e ka kopjuar dhe duket se e gjitha kjo nuk i ka pëlqyer aspak pasi ka shkruar:
“Unë s’do ta kisha bërë këtë Gaga e dashur. Ideja ime.”. shkroi aktorja shqiptare krahas postimit, për të cilin ka marrë një koment jo fort të këndshëm nga një ndjekëse.
"Nuk ka ngelur me të kopju Gaga ty mi debile. E kanë kopjuar Audrey Hepburn përpara teje."- i shkruante ndjekësja, e cila mesa duket e ka nervozuar Almedën.
"Kshu është kur bën dhe injoranti si i zgjuar. Është shaka zemër."- i është kthyer Almeda në bisedën që e fshiu menjëherë pasi e publikoi në Instastory.