Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia, për të marrë deklaratën e saj në lidhje me përleshjen me armë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë edhe një person. Këngëtarja është shpallur në kërkim nga policia, pasi mungon dëshmia e saj lidhur me ngjarjen, ndërsa i dashuri i saj Ervin Mata kërkohet si i implikuar në vrasjen e bujshme, ku humbi jetën Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë.
Edhe pse s’ka ende asnjë gjurmë nga Elvana Gjata, por shoqja e saj e ngushtë, Besa Kokëdhima po e suporton duke postuar këngët e këngëtares dhe duke i dhënë forcë e ndihmë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo ka shpërndarë dy produksionet e fundit shqiptare të këngëtares dhe e quan atë "Kanarina". Nuk dimë nëse ky është një 'nickname' që Besa i ka vendosur prej vitesh Elvanës, por dimë të themi se ato janë shoqe mjaft të mira./intv.al/