Duket se Noizy nuk ka ndërmend të ndalojë dhe strategjia e tij është që të gjithë rivalët t’i sfidojë me jetën luksoze dhe shpenzimet marramendëse që bën, sidomos për makinat.
Së fundmi reper-i na ka prezantuar me atë që mesa duket mund të bëhet makina e tij e re, një Ferrarri Pista. Makina është e mbuluar me copën e saj origjinale nga fabrika dhe ne nuk mund të shohim ekzaktësisht modelin.
“Mirë çfarë kemi këtu .... @raf_camora a je gati për garë? #Pista”- shkruan ai në përshkrimin e fotos, të cilën më pas e ka fshirë nga profili i tij.
Mesa duket, përveç albumit të ri nga Noizy do të presim edhe nj Ferrari të ri në garazhin e tij.