Olsa Muhameti numëron disa emisione nën autorësinë e saj por “Përputhen” mund të themi se ka qenë një sukses i madh për të. Olsa ka treguar se pas sukseseve të mëdha, fshihen sfida akoma më të vështira dhe të gjitha këto rëndojnë mbi të.
Në një kuic pyetjesh në llogarinë e saj të instagramit është pyetur nësë i bëjnë përshtypje të gjitha këto ofendime që i adresohen emrit të saj.
Jo më! Në fillim i përjetoja keq. Shumica ishin mashtrime dhe më bënin të ndihesha keq. Tani kam kuptuar një gjë sapo të larguarve iu bie audienca , e kërkojnë atë me çdo kusht, e tashmë kjo është bërë e modës. Përbaltin programin dhe mua sa për të dalë në dy intervista dhe në portale. Mëshirë për ta. Kanti thotë se mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë – shkruan Olsa.