Ditën e sotme, Nora Istrefi dhe Butrint Imeri lançuan bashkëpunimin e tyre të parë, një këngë të titulluar “Dy zemra” të cilën fansat po e prisnin me padurim.
Vetëm pesë orë pas publikimit, kënga numëron mijëra klikime në Youtube dhe ka marrë gjithashtu mbështetjen e kolegëve të dy këngëtarëve, të cilët kanë shpërndarë projektin e ri në llogaritë e tyre në Instagram.
Mirëpo, çfarë na tërhoqi vëmendjen ishte një koment drejtuar Robertit në postimin e Butrintit në Instagram.
Dikush e ka ngacmuar këngëtarin lidhur me këngën e re të Norës dhe Butrintit, duke i shkruar:
“Tash lirisht veç i vnon dëgjueset edhe e lshon naj konge te Mentor Kurtishit edhe vuj se kjo jete sish pas kon e bame per mu knaq”
Mirëpo, Roberti jo vetëm që nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje, por edhe është kapur keq me komentuesin duke kaluar në ofendime.
“S’po me len nona jote me vujt, qaq po me rrin gati saqë mendja s’ta merr”, është përgjigja e Robertit, të cilit mesa duket s’i ka pëlqyer aspak ky koment ngacmues, siç mund ta shihni në foton e ruajtur nga një faqe në Instagram, pasi më vonë komenti është fshirë.